Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Davos të Zvicrës, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar vazhdimisht se ka pasur takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
E gjithë kjo, në kuadër të sesionit të Forumit Ekonomik Botëror me temë “Përshpejtimi i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.
Thaçi, postimeve që publikon u’a bashkëngjitë edhe nga një fotografi si tregues i takimit të realizuar, gjithashtu bënë të ditur edhe emrat se më kënd është takuar.
Por, për dallim nga postimet tjera, ai në këtë të fundit nuk ka përmendur emra se me kënd është takuar, e as nuk i ka bashkangjitur asnjë fotografi, përmes të cilave i prezanton takimet.
Ndryshe, sipas fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi në Davos, shihet të jetë takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, kryeministrin kanadez,Trudeau, zëvendespresidentin anerikan, Pence. /Telegrafi/