Site icon Telegrafi

Thaçi: Mbi çdo çmim duhet t’i ruajmë raportet me SHBA-të

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas kthimit nga Uashingtoni ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për agjendën e takimeve që ka zhvilluar atje.

Presidenti ka theksuar se duhet të vazhdojmë të ruajmë dhe kultivojmë partneritetin strategjik me SHBA-të.

“Kultivimi i këtyre raporteve garantojnë konsolidim dhe të ardhme të sigurta të shtetit tonë. Qëndrimi i SHBA-ve siç e ka theksuar edhe presidenti Trump dhe ambasadorët, është se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj raportet me shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën”, ka theksuar Thaçi, shkruan Telegrafi.

Thaçi ka shtuar se thirrja e zyrtarëve të SHBA-së për institucionet e vendit është që Kosova ta kalojë këtë pengesë dhe të vazhdojë dialogun dhe arritjen e një marrëveshje.

“Në Uashington më është thënë se duhet të ndodhë pezullimi i taksës për të vazhduar dialogu me Serbinë”, ka thanë Thaçi

Presidenti ka shtuar se dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar, prandaj mendon se kjo këshill e SHBA-ve, nga institucionet e vendit duhet të respektohet jo të hiqet taksa por për pezullimit të saj të përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut.

“Natyrisht se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, mbi çdo çmim ne duhet të ruajmë realicionin me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.

I pyetur nga gazetarët rreth Konferencës Ndërkombëtare, presidenti Thaçi theksoi se nuk duhet lejuar thirrjen e një konference të tillë pasi që sipas tij kjo do të thotë kthim mbrapa dhe ndërhyrje e faktorit Rusi.

Presidenti ka theksuar se çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë marrëveshje e dy vendeve sovrane, dhe se ky vit duhet të jetë vit i një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version