Zyra e Presidentit të Kosovës nuk ka pranuar t’i bëjë publike shpenzimet që u bënë për ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e Presidentit muajin e kaluar.
KTV-ja ka pyetur për këto shpenzime tri ditë pas ceremonisë, por Zyra e tij nuk ka kthyer kurrë përgjigje.
Kosova, që është një republikë parlamentare, nuk ka pasur më herët ceremoni të tillë inaugurimi të Presidentit.
Nga shumë liderë botërorë që u tha se do të vijnë në Prishtinë, erdhën vetëm dy presidentë për ta nderuar Hashim Thaçin.
Deputeti i Kuvendit, Ilir Deda, kishte thënë pas kësaj se shpenzimet për këtë ceremoni do të mund të mbërrinin shifrën njëmilionëshe.