Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur mbledhjen e sotme të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Shqipërisë dhe marrëveshjet që kanë pasuar më pas në shtatë sektorë të ndryshëm.
Sipas Thaçit, bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit të përbashkët atlantik.
“Nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm dhe deklarata e përbashkët janë indikatorë të radhës të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë ndikon edhe në përshpejtimin e rrugëtimit tonë euroatlantik përmes jetësimit të reformave të gjithmbarshme”, thuhet në postimin e tij.
Thaçi ka postuar fotografi në Facebook, ku shihet duke drekuar së bashku me delegacionin shqiptar me në krye Edi Ramën.