Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e sotëm me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e udhëhequr nga Kryetari Paolo Alli, vlerësoi si të rëndësishme për rajonin zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Siç thuhet nga kabineti i Kryetarit të Republikës së Kosovës, Thaçi ka përshëndetur rikthimin e vëmendjes të Bashkimit Evropian në rajon, me strategjinë e Samitit në Sofje, dhe si përfitim ka ardhur marrëveshja e arritur midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin./Telegrafi/