Site icon Telegrafi

Thaçi: Mala dhe Berisha do të kujtohen gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 34 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, tha se të dy veprimtarët ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Mala dhe Berisha do të kujtohen gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj.

“Sot është 34 vjetori i rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, dy veprimtarëve të hershëm të rezistencës dhe përpjekjeve tona për liri e pavarësi. Ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre dhe do t’i kujtojmë gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj”. /Telegrafi/

Exit mobile version