Ishte Majlinda Kelmendi që gjatë ditës fitoi medaljen e artë në Turqi në kategorinë 52 kilogramë, duke e dëshmuar edhe një herë se është xhudistja më e mirë në botë dhe duke vazhduar krenarinë e madhe që ka vendi për të.
Jo më pak krenarë vendin e bëri edhe Haxhi Krasniqi. Ai mposhti me nokaut spektakolar Emannuele Danson, duke arritur të shpallet kampion bote në WBO International për pesha gjysmë të rënda.
Këto suksese nuk kanë kaluar pa u komentuar në kohë reale nga kryeministri i vendit.
Ai në faqen e tij zyrtare në Twitter ka përgëzuar Majlindën dhe Haxhiun për sukseset, teksa i ka quajtur ata fenomenalë.
"Uroj kampionin e ri të botës në boks, pesha gjysmë-rëndë Haxhi Krasniqin dhe uroj Majlindës një medale të artë në Turqi. #Fenomenal", ka shkruar Thaçi në Twitter. /Telegrafi/
Uroj kampionin e ri të botës në boks, pesha gjysmë-rëndë Haxhi Krasniqi – dhe uroj Majlindës edhe një medale të artë në Turqi. #fenomenal
— Hashim Thaçi (@HashimThaciPM) March 28, 2014