Telegrafi

Thaçi me Lushtakun e Kuçin në bjeshkët e Istogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,të dielën ka qëndruar në stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka bashkangjitur edhe fotografi, ka thënë se me bashkëluftëtarët ka ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, ndërsa thotë se vendi ynë ka bukuri të shumta natyrore.

Në foto shihet se Thaçi ka qenë i shoqëruar nga miku i tij i ngushtë, Hajredin Kuçi dhe Sami Lushtaku.

“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore. HTH”, ka shkruar ai.