Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i lumtur që shumica e atletëve që përfaqësojnë Kosovën në Rio janë femra.
Kosova në Lojërat Olimpike përfaqësohet me tetë sportistë.
“Ky është ekipi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. Kosova do të konkurrojë me gjithsej tetë atletë në pesë sporte të ndryshme”.
“Jam posaçërisht i lumtur që shumica e atletëve janë femra. Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin dhe për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.