Site icon Telegrafi

Thaçi: I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID-19

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i lumtur për shërimin e pacientit të parë nga coronavirusi në Kosovë.

Ai ka porositur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se me disiplinë dhe rekomandimet e IKSHPK-së e OBSH-së mund të kalohet kjo sfidë.

“I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @WHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor! #rriNshpi”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Exit mobile version