Telegrafi

Thaçi: Lufta në Prekaz, bazament i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Prekaz, për nderë të Ditës së Flamurit.

Presidenti tha se lufta në Prekaz është bazamenti i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

“Sot shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar, kujton sakrificën sublime të familjes Jashari, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe paraqitjen publike të UÇK-së.

Lufta në Prekaz, lufta e komandantit Adem Jashari, familjes së tij gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe gjitha familjeve të dëshmorëve është bazamenti i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, i identiteti dhe krenarisë së shtetit të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Thaçi theksoi se Prekazi mbetet frymëzim për objektivat për të ardhmen e Kosovës.

“Prekazi është burim frymëzimi për të gjithë, edhe respekt për të kaluarën por edhe për realizimin e objektivave për të ardhmen që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha presidenti Thaçi. /Telegrafi/