Presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se dje e ka nënshkruar Ligjin për Investime Strategjike, i cili sipas tij tash do të krijojë kushte shumë më të mira për investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet”, ka shkruar Presidenti. /Telegrafi/