Telegrafi

Thaçi, ligjërues në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit të Hagës për Drejtësi Globale (HIGJ) dhe Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, do të mbajë një ligjëratë me temë “Kosova: Duke punuar për të ardhmen”, si pjesë e serisë së folësve të shquar të këtij instituti, transmeton lajmi.net.

Në faqen zyrtare të HIGJ, shkruan se presidenti Thaçi, i cili do të marrë detyrën më 7 prill, do të flas për arritjet e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke përfshirë edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, rolin e Kosovës si partnere e bashkësisë ndërkombëtare në promovimin e pajtimit dhe mirëkuptimit ndëretnik, si dhe për sfidat e vazhdueshme në përballje me krizën e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

?????????????????????????????????????????????????????????