Telegrafi

Thaçi: Me Kushtetutë u vunë themelet e shtetit

Kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka kujtuar tetë vjetorin e aktit më të lartë juridik të vendit, për të cilën ka thënë se i vuri themelet e shtetit të pavarur.

“Sot është përvjetori i tetë i Ditës së Aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me këtë Kushtetutë u vunë themelet e shtetit që e gëzojmë sot, i cili promovon dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut, si dhe ndan qartë pushtetet në sistemin tonë demokratik, ku qytetari është sovrani i vërtetë”, ka shkruaar Thaçi në Facebook.

“Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve. Jam i nderuar që tani kam përgjegjësinë që në detyrën time të re si President i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, ka thënë më tej ai.