Telegrafi

Thaçi, Kurtit: Mos e moho vendlindjen tënde, Vlladimirin

Pas fjalimit të deputetit Kurti, ku ai tha se kryeministri bënë patriotizëm në Shqipëri duke e ngritur flamurin kombëtar, ndërsa në kufi me Serbinë nuk guxon ta bëjë atë , ka reaguar Thaçi.

Siç njofton “Express”, ai e ka pyetur Kurtin, se si patriot që tregohet, pse nuk shkon që flamurin kombëtar ta ngrit në Vlladimir të Malit të Zi ku ai e ka vendlindjen.

Ndërsa përgjigja e Kurtit ka qenë se atij vendi nuk i thuhet Vlladimir por i thuhet Katërkollë, dhe se ai e as babai i tij nuk e kanë vendlindjen atje.

“Unë kam lindur në Prishtinë”, ka thënë Kurti. 

Më pas, ka folur Thaçi.

“Kurrë nuk e përmendet vendlindjen tuaj. Ai që e mohon vendlindjen e vet, e mohon edhe kombin e vet”, ia ka kthyer Kryeministri.

Kryeministri po ashtu ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliun, se e ka fshehur armën gjatë luftës dhe iu ka dorëzuar policisë serbe.

Akuzat janë mohuar nga Aliu, sipas të cilit, arrestimi i tij ka ndodhur në Ulpianë. /Telegrafi/