Telegrafi

Thaçi, Kurteshit: Je djalë i mirë, unë të dua

Duke vazhduar diskutimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, pati edhe përplasje mes anëtarëve të komisionit dhe presidentit.

Në insistimin e tij për angazhimin e ekspertit, Thaçi nuk dëshironte të tregonte informata për këtë rast.

Anëtari i komisionit, Sami Kurteshi theksoi se eksperti është njeri nga më të mirët.

Lexo po ashtu Thaçi i vë kushte komisionit hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq

“Eksperti është doktorant i Oxfodit dhe një nga njerëzit më të përgatitur. Është eksperti i të gjithë atyre që ju i lexoni dhe që bëjnë bujë në Kosovë. Ky është tjetër. Presidenti i shtetit e ka për obligim të përgjigjet në pyetjet e komisionit hetimor parlamentar. Po e shihni skenarin e presidentit për prishjen e këtij komisioni”, ka thënë Kurteshi.

Lexo po ashtu Deputeti Quni, Thaçit: Nuk jeni i gatshëm për të dhënë informata për shtetasit turq

Presidenti i është përgjigjur Kurteshit duke i thënë se nuk kishte problem me të dhe se e donte.

“Je djalë i mirë” e “Të dua”, ishin fjalët që i tha Thaçi Kurteshit.

Madje Thaçi, gjatë intervistimit, disa herë i tha Kurteshit i tha edhe “je djalë i mirë”./Telegrafi/