Site icon Telegrafi

Thaçi: Kur Sllovenia shpalli pavarësinë, në Kosovë rritej aparteidi (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka darkuar sonte me homologun e tij slloven Borut Pahor në Bërdo, prej ku ka psotuar fotografi në Facebook, teksa ngre dolli me presidentin slloven.

Thaçi e ka përshkruar këtë moment si të veçantë, pasi siç ka thënë, “kush do ta kishte imagjinuar se pas 25 viteve, do ta takohemi si presidentë të dy shteteve sovrane dhe të pavarura”.

Presidenti kosovar ka shtuar se kur Sllovenia shpalli pavarësinë më 1991, në Kosovë rritej aparteidi.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Po mbushen 25 vite të pavarësisë së Sllovenisë, që nga 25 qershori i vitit 1991. Në atë kohë, në Kosovë po rritej segregacioni dhe aparteidi. Komunizmi kishte rënë. Por, Kosovës kjo nuk i mjaftonte. Kosova kishte nevojë për liri, për të ndërtuar demokracinë.

Sonte, në darkë me presidentin Pahor, në Bërdo të Sllovenisë, e kujtuam atë kohë tashmë të largët dhe pyesnim veten se kush do të kishte imagjinuar se, pas 25 viteve, do të takohemi si dy presidentë të dy shteteve sovrane dhe të pavarura”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version