Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot të rënët e Rezallës, një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se përmasa e krimit mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të rënëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës.
“Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999. Përmasa e krimit mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës. Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Sot me pietet të lartë kujtojmë të rënët e Rezallës. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelin e kanë në sakrificën e dëshmorëve dhe të martirëve”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/