Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në 19 vjetorin e rënies.
Thaçi ka thënë se kujtimi për ta do të jetë i përhershëm.
“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt. Vitet shkojnë, por kujtimi për heronjtë do të jetë i përhershëm. Ideali i gjeneralit Rasim Kiçina dhe i qindra e mijëra heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne në forcimin e shtetit tonë”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/