Presidenti Hashim Thaçi sot ka kujtuar 8 vjetorin e rënies heroike në krye të detyrës së policit, Enver Zymeri.
Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e Kosovës.
“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë” ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/