Site icon Telegrafi

Thaçi kujton Betejën e Koshares: Thyerja e kufirit hapi një kapitull të ri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar betejën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës në Koshare.

Ai ka thënë se UÇK në Koshare ka dëshmuar se ka qenë e përgatitur për të ndërmarr operacione të luftës frontale.

Postimi i Thaçit:

“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe.

Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë. HTH”,(sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version