Telegrafi

Thaçi kujton Arbën Xhaferin: Mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar intelektualin Arbën Xhaferi në shtatë vjetorin e vdekjes.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit.

“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitet evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/