Telegrafi

Thaçi kujton aksionin në veri, thotë se 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ku gjashtë vjet më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Thaçi kujtoi edhe siç tha heroin e pavarësisë, Enver Zymberi.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

“Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës.

Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/