Site icon Telegrafi

Thaçi: Kufiri me Serbinë do të jetë në tavolinë, nuk lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit tonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka mbajtur konferencë për media, lidhur me takimin që do të mbahet të dielën në Bruksel.

Duke folur rreth procesit të dialogut me Serbinë, Thaçi theksoi se beteja zhvillohet në tavolinë e jo duke shikuar nga jashtë.

Ai gjithashtu ka theksuar se çështja e kufirit me Serbinë do të të jetë në tavolinën e diskutimeve.

“Çështja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinë dhe aty zhvillohet beteja e jo duke shikuar nga jashtë. Nuk do të lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu Presidenti ka folur për demarkacionin me Serbinë, për rreth 400 km tokë. Ka thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar për këtë çështje.

“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Exit mobile version