Telegrafi

Thaçi: Krijimi i Ushtrisë në koordinim me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë

Pas takimit me komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se po punohet për të siguruar një konsensuse të gjerë shoqëror e politik për transformimi e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosur të Kosovës (FAK).

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se roli i NATO-s është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Roli i NATO-s është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore.

E falënderova komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, për mbështetjen që NATO-ja i jap Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, theksova se Kosova është e përkushtuar që të mbetet faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Prandaj, po e punojmë që të sigurojmë konsensus sa më të gjerë shoqëror e politik për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/