Site icon Telegrafi

Thaçi: Kosova me të drejtë aspiron të jetë pjesë e familjes euro-atlantike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euro-atlantike.

Ai tha se kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake.

“Pata kënaqësinë të takoj presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe. Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euroatlantike. Kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake. Atlantic Council është platformë e mrekullueshme për të promovuar këtë agjendë”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version