Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse SHBA-ve për përkrahjen e tyre.
Thaçi këto komente i ka bërë në një postim në Facebook lidhur me pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të diplomatit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
“Në pritjen lamtumirëse për ambasadorin Delawie, në shenjë falënderimi dhe respekti për punën e madhe që ka bërë dhe për partneritetin tonë të ngushtë që kemi pasur gjatë këtyre tre vjetëve. Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e pareshtur”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/