Telegrafi

Thaçi: Kosova krenohet me Rahovecin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka marrë pjesë në këtë Akademi ka thënë se Shteti i Kosovës është krenarë me Rahovecin luftën dhe sakrificën që është bërë në këtë komunë për çlirimin e vendit, transmeton Kosovapress.

Ai, gjithashtu, para të pranishmëve ka bërë të ditur vendimin e tij për shpalljen Hero të Kosovës, të bartësve të organizimit dhe luftës çlirimtare në këtë komunë.

“Sot jam i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 84, pika 28 e Kushtetutës së Kosovës, të nenit 6 të ligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Kosovës, të nenit 3, 4, 5 të Rregullores mbi dekoratat, urdhrat dhe titujt e nderit dhe procedurës së dhënies së tyre të prezantoj dhe të jap vendimet për shpalljen Hero të Kosovës për; Mensyr Zymberaj, Bedrush Gashi, Sheh Mujedin Jonuzi Shehu, Xhelal Bajram Hajda, Selajdin Mullaabazi”, ka thënë Thaçi, i cili më pas, përfaqësuesve të familjeve të këtyre dëshmorëve u ka shpërndarë vendimin e tij. /Telegrafi /