Site icon Telegrafi

Thaçi: Kosova është në fazë të re të dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e takimit me komisionarin BE-së, Johannes Hahn ka thënë se rekomandimi për vizat nuk është dhuratë, por meritë e institucioneve të Kosovës.

“Kam besim që procesi i vizave të kryhet sa më shpejtë. Kjo nuk ka qenë dhuratë, por meritë e institucioneve të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ai thotë se Kosova ka institucione stabile dhe është në një fazë të re të dialogut me Serbinë.

“Kosova ka institucione stabile dhe është në një fazë të re të dialogut me Serbinë. Falenderoj për mesazhet pozitive të komisionerit Hahn për politikën kosovare”, ka thënë Thaçi, raporton KTV.

Exit mobile version