Site icon Telegrafi

Thaçi: Kontesti i emrit duhet të zgjidhet me urgjencë

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, PDSH-ja njofton se Kryetari Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim zyrtarët për çështje politike pranë Ambasadës së SHBA-së në vend, Paul Gradon dhe Diva Hakins.

Në kumtesë mes tjerash thuhet se ”në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet t’i përmbush drejt proceseve integruese.

Kryetari Thaçi theksoi urgjencën e zgjidhjes së kontestit të emrit me që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se Partia Demokratike Shqiptare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.”(sic)/Telegrafi/

Exit mobile version