Site icon Telegrafi

Thaçi, konferencë për media

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot, në ora 18:00 do të mbajë një konferencë për media ku pritet të sqarohet pozicioni i tij përballë deklaratave të sekretarit të NATO-s dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë lidhur me Projektligjin për FSK-në që mundëson transformimin e FSK-së në ushtri.

Pas iniciativës së djeshme të presidentit të Kosovës për transformimin e misionit të FSK-së, sot ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg përmes një deklarate bëri të ditur se ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa dhe ka shpreh kundërshtimet për të shndërruar FSK-në në Ushtri, pa ndryshimin e Kushtetutës.

Menjëherë pas NATO-s ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Përmes një deklarate për media thuhet se SHBA-të janë të shqetësuar për ndryshimin e mandatit të FSK-së, pa amendamentimin e Kushtetutës. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version