Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se komunitetet janë pasuri e Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj
Postimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve prita një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli. Komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione. Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falënderova për kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre! /Telegrafi/