Site icon Telegrafi

Thaçi: Kodi i ri telefonik forcon pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.

“Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi. Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version