Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menuh Thaçi, lidhur me zërat e fundit se do bëj koalicion me LSDM, ka theksuar PDSH ka dy kushte që të bëj koalicion paszgjedhor.
Sipas tij, kushti i parë në atë koalicion të mos jetë BDI-ja ndërsa kushti tjetër është që të ketë një zëvendëskryeministër me të drejtë nënshkrimi sikurse kryeministri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kushti i parë është që BDI-ja të mos jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme dhe kushti i dytë është që kryetari i PDSH të jetë zëvendëskryeministër dhe do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër”, deklaroi Thaçi.
Ndryshe, PDSH aktualisht është në qeveri me BDI-në ndërsa këto dy parti edhepse në koalicion, janë rivalizuar tashmë dy dekada radhazi./Telegrafi/