Site icon Telegrafi

Thaçi kërkon unitet rreth dialogut, thotë se Kosova nuk ka arsye të refuzojë negociatat (Video)

Presidenti Hashim Thaçi edhe njëherë i është drejtuar opinionit nga Brukseli përmes një konference për media, pas dështimit të takimit me homologun e tij serb, Aleksnadër Vuçiq.

Ai ka ripërsëritur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës në marrëveshjen finale që shpresohet të arrihet me Serbinë.

“Duhet të bëhet demarkimi i kufirit me Serbinë në mënyrë që të lëvizim tutje. Pra është në interes të dy vendeve të arrihet marrëveshja. Kosova është unike për dialog”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ndërkohë nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka asnjë arsye që ta ndërpresë dialogun me Serbinë.

“Është në interes që të arrihet një marrëveshje në dobi të dy vendeve. Kosova është unike për dialog dhe për negociata, dhe që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk mund të jap ditë dhe datë. Vlerësoj qëndrimin e zyrës së BE-së dhe zonjës Mogherini.

Kosova nuk ka asnjë arsye të refuzojë dialogun dhe negociatat. Është parë me e arsyeshme që të ndodh takimi më vonë në një kohë më të përshtatshme, shkaku i ndasive të mëdha dhe qëndrime të kundërta”, ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version