Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin parlamentar të punëve të jashtme të Japonisë, Manabu Horii.
Presidenti Thaçi e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë.
“Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”.
Presidenti Thaçi ka thënë se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë.
Ai ka kërkuar më shumë investitorë japonezë në Kosovë.
Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e Kosovës.
Në fund presidenti Thaçi falënderoi zëvendësministrin Horii, për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shëndetësinë e Kosovës. /Telegrafi/