Telegrafi

Thaçi kërkoi njohjen nga Zimbabve

Me këtë rast, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit të Zimbabves kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se shteti i Kosovës është njohur nga rreth 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, prandaj kjo është një arsye më shumë që shtetet që ende hezitojnë, të bëjnë njohjen e shtetit më të ri të Evropës.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Ksoovë, me ç’rast kryeministri Tsvangirai dhe se i ka përcjellur me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit.

Poashtu, kryeministri Tsvangirai siguroi kryeministrin Thaçi se do ta shqyrtojë me kujdes kërkesën për njohje. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u takua me kryeministrin e Timorit Lindor, Xanana Gusmao, shtet ky që e ka njohur Kosovën.

Kryeministri Thaçi falënderoi në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës kryeministrit e Timorit Lindor për njohjen që ky vend  i ka bërë Kosovës së fundmi.

Në takim gjithashtu është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë sfera, sidomos në sferën ekonomike.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova është një shtet i ri, por shtet i shumë mundësive, prandaj e ftoi kryeministrin Gusmaoi për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale./Telegrafi/