Presidenti i vendit, Hashim Thaçi deklaroi të mërkurën se kërcënimin për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, e jo deklaratat e tij.
Thaçi theksoi se është Beogradi që po punon në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek “Mig-at.
“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek “Mig”- at rusë”, ka thënë Thaçi.
“…Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE me Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, deklaroi ai. /Telegrafi/