Telegrafi

Thaçi i kënaqur me paraqitjen e Malishevës ndaj Trepçës ’89

Malisheva ia doli të fitonte 3-2 në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në udhëtim te Trepça ’89.

Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaçi ka thënë se kjo fitore i motivon atë edhe më shumë, por që nuk ishte një duel i lehtë.

“Pas humbjes që pësuam në shtëpi nga Drenica, nuk ishte e lehtë t’i ktheheshim fushës së lojës”, ka thënë fillimisht trajneri i malishevasëve pas ndeshjes për Art Sport.

Lexo po ashtu Malisheva shënon fitore në udhëtim te Trepça '89

“Kemi lojtarë cilësorë. Megjithatë, është një fitore e rëndësishme për ekipin tonë që na ndihmon për ndeshjet e ardhshme”.

“Kemi marrë gola që nuk është dashur t’i marrim, por ky është futbolli. E uroj ekipin për angazhimin dhe fitoren. Shohim para për ndeshjet e ardhshme”, është shprehur më tej Thaçi. /Telegrafi/