Telegrafi

Thaçi: Katedralja është shtëpi e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në meshën e shugurimit të katedrales ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, ka thënë se katedralja është shtëpi e Zotit, por është edhe shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Thaçi tha se tradita jonë kurrë nuk ka bërë ndarje në mes kishës, xhamisë, manastirit, apo teqesë.

“Uroj që kjo katedrale për sot e përjetë të qëndrojë si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të t’u përkujtojë të gjithëve se kush ishte Shën Tereza”, tha Thaçi.

Duke folur për figurën e Nënë Terezës, Thaçi tha se ajo pati zemrën e madhe për gjithë botën.

“Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe tempull i paqes për të gjithë”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit tha se kjo katedrale u ngrit me djersën e popullit, diasporës, myslimanëve e katolikëve, raporton KP. Thaçi tha se duhet të ndihemi krenar se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza.

“Nuk ka pëlhurë të bardhë apo të zezë që mbulon identitetin e Skënderbeut”, tha Thaçi.