Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në ditëlindjen e tij të 82-të.
Në urimin e tij thuhet se me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme.
Postimi i Thaçit:
“Me rastin e 82 vjetorit të lindjes shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shprehim urimet më të mira.
Me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme.
Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/