Telegrafi

Thaçi ka dalë në mal

Ndonëse është betuar në Kuvendin e Kosovës të enjten e 7 prillit, e është inauguruar në shesh një ditë pas, presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka nisur numërimin e ditëve të tij aktive në detyrë.

Ka treguar se të dielën ka qenë në malet e Sharrit, e atje ka përjetuar katër stinët në një ditë.

“Para se të filloj me 100-ditëshin aktiv si President, sot isha në malet e Sharrit. Isha dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare: katër stinë në një ditë!”, ka shkruar ai.

Para se të filloj me 100-ditëshin aktiv si President, sot isha në malet e Sharrit. Isha dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare: katër stinë në një ditë! HTH

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, April 10, 2016