Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave në Francë, duke thënë se Kosovë është gjithmonë me popullin francez, sidomos në kohët e vështira.
Ja postimi i plotë i Thaçit në facebook:
Tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë.
Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella.
Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që janë prekur.
Besojmë në forcën e popullit francez, në forcën e të gjithë popujve paqedashës, që do të ngadhënjejmë mbi dhunën dhe terrorin. HTH