Telegrafi

Thaçi: Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një burrështetas si Bajram Rexhepi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ish- kryeministrin Bajram Rexhepi në një vjetorin e vdekjes së tij.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Bajram Rexhepi prapa vete la një trashëgimi të pasur si humanist, doktor i luftës, lider politik, kryeministër dhe bartës i funksioneve të tjera të larta shtetërore”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, ish – kryeministri Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike, shpirtin tolerant, frymën fisnike dhe modestinë njerëzore, si vlera që i reflektoi dhe i shpërndau me të tjerët, qoftë para luftës, gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në kohën e rindërtimit të Kosovës.

“Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një profil politikani dhe burrështetasi si Bajram Rexhepi”, ka shtuar Thaçi. /Telegrafi/