Site icon Telegrafi

Thaçi: Jemi bashkë me popullin turk

Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar popullin turk për sulmin terrorist në Stamboll, ku vdiqën pesë persona dhe mbetën disa të tjerë të lënduar.

Thaçi shkruan në llogarinë e tij në Facebook se “sulmi në Turqi më tmerroi dhe na përkujtoi edhe një herë sa fragjile është paqja dhe sa shumë duhet punuar të luftohet terrorizmi”.

“Jemi bashkë me popullin turk në këto çaste”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version