Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një vizitë zyrtare në Iowa të SHBA-së, ka takuar Guvernatoren Kim Reynolds.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se bashkëpunimi që kishte nisur me FSK-në, tani është zgjeruar në fusha të tjera, si edukim dhe në programe të specializuara, siç është “Women in Energy”.
Thaçi ka thënë se janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Ioëa në sektorin e energjisë në Kosovë.
“Në Iowa të SHBA-së, takova Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë. Bashkëpunimi që kishte nisur me FSK-në, tani është zgjeruar në fusha të tjera, si edukim dhe në programe të specializuara, siç është “Women in Energy”. Po ashtu, janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/