Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përgëzuar ish-presidenten Atifete Jahjaga për themelimin e fondacionit, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot.
“E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/