Site icon Telegrafi

Thaçi ironizon me Haradinajn për taksën: Bora ka zënë të shkrihet shpejt, uroj të mos bëhet skllotë

“Bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha para disa ditësh kur u pyet nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria.

E si kundër përgjigje, Presidenti Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”.

Edhe pse nuk ka përmendur për çka e ka fjalën, ka lënë të nënkuptohet se i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili ka ngulur këmbë që mos ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosjnës, përkundër presionit ndërkombëtar.

Lexo po ashtu Haradinaj në Pejë pyetet edhe për presionin e Amerikës për taksën ndaj produkteve serbe

Duhet theksuar se, kundër taksës ka pasur reagime nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë  javën e kaluar ridërgoi një qëndrim drejt Qeverisë për t’u hequr taksa, duke paralajmëruar  pasoja për ata që nuk përfillin kërkesën e tyre.

Lexo po ashtu SHBA me deklaratë: Pezullojeni taksën dhe bashkohuni në dialog, në të kundertën marrëdhëniet tona do të zbehen

Ndërkaq, Haradinaj u përgjigj duke thënë se taksa nuk është kundër Amerikës por kundër Serbisë e Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version