Site icon Telegrafi

Thaçi intervistohet lidhur me dëbimin e shtetasve turq

Pas vazhdimit të mandatit edhe për një muaj të komisionit parlamentar hetimor lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ky komision do të vazhdojë me intervistimin e personave zyrtarë për këtë çështje.

Sot, anëtarët e këtij komisioni do ta intervistojnë presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Intervistimi i Thaçit do të bëhet në ora 13:00 në ndërtesën e Kuvendit. Më herët ky komisionin kishte ftuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa ministra e ish-ministra, përfaqësues të autoriteteve të sigurisë dhe familjarët e të depërtuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version