Telegrafi

Thaçi ia mban çadrën Mustafës, por ia bën pak “me hile”! (Foto)

Në disa fotografi të publikuara nga kryeministri Isa Mustafa, gjegjësisht në njërën nga to, shihet ai së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në të, siç edhe mund të shihet ata janë ulur pranë njëri tjetrit, pjesëmarrës në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, përcjell Telegrafi.

Çfarë bie në sy është fakti se është presidenti Thaçi, ai që mban çadrën, për të mbrojtur veten dhe kryeministrin Mustafa nga dielli.

Por edhe në këtë rast, mund të thuhet se Thaçi ia bën pak “me hile” Mustafës, pasi që çadrën e mban më shumë nga ana e vetë se sa e kryeministrit Mustafa. /Telegrafi/